Stephen Hawking: Lë t’i përdorim vrimat e zeza si burim të energjisë

  • 08 February 2016 - 22:47
Stephen Hawking: Lë t’i përdorim vrimat e zeza si burim të energjisë

Nëse energjia do të mund të kontrollohej, vrimat e zeza, të vogla, do të mund të siguronin gjithë energjinë e nevojshme për njerëzit që jetojnë në Tokë. Një vrimë e vogël e zezë besohet që emeton 10 milionë megavatë, ka thënë në një ligjërim të mbajtur së fundmi profesori dhe shkencëtari i famshëm, Stephen Hawking. Megjithatë, profesori pretendon se shfrytëzimi i energjisë së vrimave të zeza nuk është aq enigmatikë sa është gjetja e një vrime të zezë, që do të mund të përdorej. Sipas tij, nëse nuk do të tregoheshin të kujdesshëm, i gjithë njerëzimi do të mund të zhdukej gjatë procesit.

Megjithatë, sipas teorive të tij mbresëlënëse, që janë të shpjeguara me shumë saktësi, kontrollimi i vetëm i një mini-vrime të zezë do t’i jepte fund kërkesës së pafundmë të njerëzve për burime të energjisë.

(Kosova Sot)