Shkencëtarët mësojnë gjuhën e kafshëve?

  • 09 February 2016 - 13:23
Shkencëtarët mësojnë gjuhën e kafshëve?

Dr. Ian Duncan thotë se ka zhvilluar një mënyrë të re të komunikimit me kafshë, dhe se është duke u përgatitur që ta publikojë këtë metodë në publik, pas disa viteve të përsosjes.

"Jemi duke zhvilluar mënyra për të ‘folur’ me kafshë, duke u bërë atyre pyetje rreth mirëqenies dhe lumturisë", thotë ai. "Secili lloj i kafshës kërkon qasje të veçantë, por faktori i përbashkët është përpilimi i testeve, ku kafshëve u ofrohet mundësia e bërjes së zgjedhjeve. Nëse ato përcaktohen për të njëjtën zgjidhje vazhdimisht, atëherë kjo tregon se çka duan ato nga ne", transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dr. Duncan edhe më parë është marrë me mirëqenien e kafshëve, duke i ndihmuar Qeverisë amerikane që të nxjerrë rregulla për rritjen e pulave dhe derrave, gjatë viteve 1980 dhe 1990.
Ai thotë se të gjitha kafshët, duke përfshirë edhe peshqit, kanë një jetë shumë më të pasur sesa që mendojnë njerëzit. 

(Kosova Sot)