Njeriu vritet nga meteori, një UFO rrëzohet në Rusi...

  • 09 February 2016 - 18:42
Njeriu vritet nga meteori, një UFO rrëzohet në Rusi...

Derisa mediat botërore gumëzhijnë nga lajmi se ka vdekur njeriu i parë, si pasojë e goditjes nga meteori, bëhet publik edhe incizimi ku shihet një UFO duke u rrëzuar, në qiellin e Rusisë. Në fakt, incizimi në fjalë ka ngjallë debate të shumta. Pjesa më e madhe e atyre që e kanë parë këtë incizim, janë të bindur se aty shihet një UFO duke rënë nga qielli. Videon e ka bërë një rus me emrin Mikhail Litvinov, i cili thotë se kishte vërejtur fluturaken duke liruar një gjurmë të madhe të tymit prapa, derisa binte në tokë, në periferi të qytetit të Rusisë qendrore, Kemerovo, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ata që e panë thonë se objekti në fjalë ishte tepër i ngadalshëm që të mund të ishte një meteorit, si dhe kishte lënë gjurmë tepër të theksuar të tymit, që të ishte avion. Gjurma e tymit që kjo fluturake kishte lënë prapa ishte e bardhemët në fund të saj, por sa më afër objektit, ishte gjithnjë e më e zezë. Duke folur për ueb sajtin rus të lajmeve, “Komsomolskaya”, Linvinov tha: “Nga pikëpamja ime, shpresoj që ai të ketë qenë yll duke rënë nga qielli”.

(Kosova Sot)