Vërehet një objekt i paidentifikuar duke u sjellë rreth Tokës

  • 09 February 2016 - 23:26
Vërehet një objekt i paidentifikuar duke u sjellë rreth Tokës

Pamjet sugjerojnë se objekti ka një bosht të gjatë, rreth 40 metra dhe, sipas “BPEarthWatch”, ai nuk është një asteroid, por më parë një Fluturake e paidentifikuar hapësinore. Vëzhgimet janë bërë derisa objekti ishte duke u larguar nga Toka. Distanca e tij nga “saçi” i radarit ishte rritur nga 120.000, në 314.000 kilometra.

Rezolucioni i incizimeve është katër metra për piksel. Në pamje shihet një objekt i zgjatur, duke bërë një rrotacion të plotë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vëzhgimet me radar ishin bërë nga shkencëtarët Lance Benner dhe Marina Brozovic nga Laboratori i Propulsionit i NASA-s, në Pasadena të Kalifornisë. Vëzhgime të tjera shtesë, të cilat pritet që të bëhen nga radari në Goldstoun, pritet që të bëhen më 18, 19 dhe 20 shkurt.

Nëse me të vërtetë del se objekti në fjalë është një fluturake hapësinore, atëherë lind pyetja a është ajo e bërë nga njeriu, si pjesë e ndonjë programi sekret qeveritar, apo ndonjë UFO e jashtëtokësorëve.

(Kosova Sot)