Zbulohet një përbindësh deti, 480 milionë vjet i vjetër

  • 10 February 2016 - 09:39
Zbulohet një përbindësh deti, 480 milionë vjet i vjetër

Shkencëtarët nga universiteti amerikan “Yale” dhe ai britanik “Oxford” kanë zbuluar një përbindësh deti, që ngjanë me një kallamar të madh, gjigant, i cili besohet se ka jetuar në oqeane 480 milionë vjet më parë.

Ky artropod me pamje të frikshme, i quajtur Aegirocassis benmoulae, sipas kërkuesit maroken të fosileve, Muhamed Ben Mula, është ushqyer sikur balenat e sotme, thuhet në studimin e botuar në revistën “Nature”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Kjo ka qenë krijesa më e madhe që ka jetuar asokohe", ka deklaruar zoologu Allison Daily nga Universiteti i Oksfordit. 

Ky përbindësh deti në kokë kishte një rrjet me ferra, me anë të të cilit e filtronte ushqimin. Aegirocassis benmoulae i takon familjes së zhdukur anomalocarididae, e cila përbëhej nga kafshët e detit që ishin paraqitur 520 milionë vjet më parë. 

(Kosova Sot)