Zyrtarët suedezë e pranojnë të vërtetën rreth “Chemtrail”-it

  • 10 February 2016 - 09:41
Zyrtarët suedezë e pranojnë të vërtetën rreth “Chemtrail”-it

- Ato vijat e bardha, të cilat i shohim në qiell, të lënë prapa nga avionë të pashenjuar, nuk janë thjesht të shkaktuara nga tymi i avionit, thotë lideri i Partisë së gjelbër suedeze, Pernilla Hagberg. Hagberg, lideri i parë i rëndësishëm politik, i cili deklarohet për këtë çështje, haptazi ka pranuar se këto gjurmë të parëndomta si të reve, të cilat nuk arrijnë që shpërndahen sikur gjurmët e rëndomta, në fakt janë përzierje helmuese të materieve kimike, viruseve dhe metaleve, të cilat zakonisht së bashku quhen “Chemtrails”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas asaj që ka thënë Hagberg, këto gjurmë janë një veprim i përbashkët i CIA-s amerikane i NSA-së, po ashtu amerikane, si dhe i qeverisë suedeze, me qëllim të modifikimit të rrethanave atmosferike me anë të lëshimit të qëllimtë të substancave të ndryshme. 

(Kosova Sot)