Si mund të shpjegohet nanoteknologjia antike?

  • 10 February 2016 - 12:03
Si mund të shpjegohet nanoteknologjia antike?

Objektet parahistorike, të gjetura në një kontekst jo të rëndomtë, apo të pamundur, janë quajtur artefakte të pavenda, apo oo-pjesë (oopart).“Oopart” zakonisht janë përshkruar si objekte të krijuara me një teknologji tepër të përparuar, krahasuar me nivelin e civilizimit që ka karakterizuar epokën nga e cila vijnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në vitin 1991, kërkuesit, të cilët ishin duke bërë studime gjeologjike në disa brigje të lumenjve rusë, zbuluan me qindra artefakte të vogla, në formë spiralesh, ku disa prej tyre ishin aq të vogla, sa 1/10,000 pjesë e inçit. Artefaktet më të mëdha të zbuluara në këtë rast, kanë madhësi deri në 3 cm. Spiralet më të mëdha janë bërë nga bakri, derisa ato më të voglat janë bërë nga tungsteni apo molibdeni. Shtrohet pyetja, si ishte e mundur që njerëzit e asaj kohe ta njihnin nanoteknologjinë? Apo, ndoshta, ishin alienët. 

(Kosova Sot)