Zhduket shkencëtarja në CERN!?

  • 10 February 2016 - 19:08
Zhduket shkencëtarja në CERN!?

CERN është një Institut në Zvicër, ku një grup i shkencëtarëve ndërkombëtarë janë duke studiuar fizikën e atomit. Ndeshësi i madh i grimcave është një instrument me përmasa tepër të mëdha, me të cilin analizohet fillimi i universit. Kjo u ka kontribuuar shumë thashethemeve, ku njëri ndër to thotë se ky është një portal, i cili shërben për të kaluar në një dimension tjetër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çka ndodh kur të sillen grimcat në CERN?

Në pajtim me këtë temë, tash vonë është plasuar tregimi se, brenda këtij instituti të madh, ka ndodhur një dramë e llojit të vet. Në fakt, pas një eksperimenti, njëra nga shkencëtaret kishte insistuar që të përsëritej eksperimenti, por që vlerat të rriteshin në maksimum. Ajo që ndodhi më pas, ngjan në fantazi shkencore. Në fakt, kur u vunë në lëvizje grimcat me të cilat dëshirohej që të bëhej eksperimenti, dhoma u mbush nga një dritë verbuese. Kur u qetësua gjithçka, në vendin ku gjendej shkencëtarja, u panë vetëm stolitë dhe rrobat e saj. Ajo ishte zhdukur.

(Kosova Sot)