Tregimi për Ishullin e Vdekjes

  • 11 February 2016 - 14:54
Tregimi për Ishullin e Vdekjes

Gjatë Luftës Ballkanike, në një ishull në Greqi ishte përhapur lajmi për ekzistencën e një përbindëshi, që kishte terrorizuar banorët

Paramendojeni një film që për temë do të kishte një sëmundje të pashërueshme, ngjitëse, ndërsa për shpëtim nga kjo sëmundje do të përdorej një ishull i izoluar, ku banorët do të qëndronin të paprekur deri në momentin kur të shfaqej rasti i parë i infektimit, kur personi që si pasojë e sëmundjes vdes dhe ringjallet për t’i mbytur edhe të tjerët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Izolimi i ishullit

Megjithatë, tregimi që për bazë ka pak a shumë këtë ngjarje ka ndodhur në jetën reale, dhe atë pak më shumë se para një shekulli – në vitin 1912 – gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ndonëse tridhjetë vite më vonë, kjo ngjarje ishte realizuar edhe në film. Gjatë luftimeve të ashpra në mes të ashtuquajturës Liga Ballkanike (Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi) në njërën anë dhe Perandorisë Osmane në anën tjetër, një ishull i vogël në Greqi ishte prekur nga një sëmundje misterioze, që i kishte shtyrë banorët dhe trupat ushtarake që të krijojnë karantina në përpjekje të parandalimit të përhapjes së sëmundjes.

Sipas gojëdhënave dhe tregimeve të ndryshme që vijnë nga ky ishull grek, pak kohë pas shpërthimit të sëmundjes vdekjeprurëse, banorët e ishullit kishin filluar të merakoseshin për mirëqenien e tyre dhe si rrjedhojë ishin bërë shumë bashkëpunues në ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin e përhapjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Zbulimi i shkaktarit

Megjithatë, pa kaluar shumë kohë ishte bërë e ditur që sëmundja nuk kishte fare të bëjë me shkaktarë të një sëmundjeje normale, pasi që më shumë ishte e lidhur me veprimet e një të pavdekshmi, që ka qenë një përbindësh i etur për gjak dhe që ka sulmuar vetëm njerëz.

Sipas të njëjtave gojëdhëna dhe sipas shpjegimit të filmit, përbindëshi në fjalë, para se të vdiste, kishte qenë njeri normal, sikur të gjithë bashkëbanorët e tij, megjithatë pas vdekjes, atij i kishin mbetur edhe shumë hesape të “paqëruara”, të cilat kishte vendosur t’i zgjidhë në mënyrën më brutale të mundshme – duke i ngrënë të gjallë shumicën dhe duke i terrorizuar të mbijetuarit, që, ndonëse të paktë në numër, kanë qenë të mjaftueshëm sa për ta përcjellë gojëdhënën që mbijeton tash e më shumë se një shekull. 

(Kosova Sot)