Në Bullgari gjenden skelete vampirësh

  • 22 May 2015 - 17:36
Në Bullgari gjenden skelete vampirësh

Dy skelete, të vjetër rreth 800 vjet, janë gjetur afër një manastiri në qytetin bullgar Sozopol. Këto skelete nuk janë të rëndomta, por me gjasë ka edhe të tjerë si ta. Të njohur si skelete vampirësh, këto zbulime kanë një storje të frikshme. Skeletet janë gjetur me një hu të hekurit në kraharor, gjë që tregon se, në kohën e tyre, këta njerëz janë konsideruar vampirë. Gjatë mesjetës mendohej se vampirët ishin krijesa nëntokësore që i sulmonin të gjallët gjatë natës. Kur për dikë mendohej se ishte vampir, varri i tij hapej dhe zhvillohej një ritual i veçantë. Huri i hekurit i ngulej kufomës në gjoks, me shpresë se kjo do ta mbyste atë përherë. Ndonjëherë huri ishte edhe i drunjtë. Po ashtu, në disa raste, në gojën e të vdekurve që mendohej se ishin vampirë, vendoseshin gurë. Shumë legjenda të vampirëve e kanë origjinën nga murtaja, e cila kishte prekur Evropën midis viteve 1300 dhe 1700. Në kohët e tilla viktimat e kësaj sëmundjeje shpesh varroseshin në varreza masive, ku ndonjëri prej tyre ndodhte të varrosej ende i gjallë. (Kosova Sot)