Mbi Danimarkë shpërtheu një meteor masiv

  • 11 February 2016 - 19:12
Mbi Danimarkë shpërtheu një meteor masiv

Me qindra danezë kanë qenë dëshmitarë ca ditë më parë të një fenomeni spektakular, derisa qielli papritmas u ndriçua (ishte natë) dhe filluan që të dëgjoheshin shpërthime.

Sipas Johan Fynbo-s, profesor të astronomisë nga Instituti ‘Niels Bohr’, sipas të gjitha gjasave Danimarka u godit nga një meteor në orën 10 të natës.

“Me gjasë meteoriti ishte relativisht i madh, jo sa një veturë, por ndoshta sa një top hendbolli”, deklaroi Fynbo, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në mesin e dëshmitarëve okularë ishte edhe Mikkel Pedersen nga Roskilde.

“Ishim duke shkuar në shtëpi, nga Hillerod për në Roskilde, kur rreth orës 10 të mbrëmjes qielli u ndrit papritmas dhe një top i madh i zjarrtë, me bisht, fluturoi mu mbi veturën tonë. Ishte një përjetim interesant”. Ky meteor u regjistrua edhe nga disa kamera të sigurisë.

(Kosova Sot)