Misteri i lojës ‘Polybius’

  • 11 February 2016 - 21:35
Misteri i lojës ‘Polybius’

“Polybius” është një lojë ‘arcade’, për të cilën thuhet se ka shkaktuar efekte të ndryshme psikologjike te lojtarët. Thuhet se disa prej tyre vuanin nga amnezia, tmerret e natës, si dhe nga një tendencë që të pushonin të luanin çdo video-lojë. Rreth një muaj pas publikimit të supozuar të saj, në vitin 1981, “Polybius” thuhet të jetë zhdukur pa nam e nishan. Nuk ka asnjë dëshmi që një lojë e tillë të ketë ekzistuar ndonjëherë, por me qindra lojtarë kanë raportuar ta kenë luajtur atë lojë në të kaluarën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo më pas u shndërrua në legjendë urbane, ku thuhet se automatët e lojërave u vizituan nga “njerëzit në të zeza”, të cilët, për arsye të panjohura, fshinin disa të dhëna nga këta automatë. Tash vonë, në Kinë, u pa një shpallje ku shiteshin automatë me këtë lojë. Por, si shitësi, po ashtu edhe blerësi shumë shpejt u zhdukën.

(Kosova Sot)