A janë këto format e para të jetës aliene?

  • 11 February 2016 - 23:26
A janë këto format e para të jetës aliene?

Kemi lajme të mira për vegjetarianët, të cilët mund të ndihen si të huaj në këtë botë mizore. Planeti Mars është i mbushur me lulelakra. Mirë, jo asi lulelakrash çfarë i njohim ne. Në fakt, disa formacione të ngjashme me lulelakrat janë vërejtur në sipërfaqe të Marsit dhe ekspertët kryesorë thonë se këto “protruzione të silicit” mund të jenë formuar nga mikrobet. Këto formacione për herë të parë janë vërejtur në vitin 2008, por askush nuk mund të thoshte me siguri se si u krijuan ato, derisa u vërejtën edhe në shkretëtirën Atakama të Kilit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me këtë rast, NASA konstatoi se formacionet në shkretëtirën Atakama ishin formuar nga mikrobet, gjë që dmth se disa forma të mikrobeve mund të jenë të pranishme edhe në Mars. Nëse kjo teori del të jetë e vërtetë, atëherë këto formacione mund të jenë dëshmia e parë e ekzistimit të formave aliene të jetës. Por, deri te një vërtetim final do të duhet kohë.

(Kosova Sot)