Amerikanët kanë modifikuar fshehurazi ADN-në e njeriut?

  • 12 February 2016 - 09:52
Amerikanët kanë modifikuar fshehurazi ADN-në e njeriut?

Thuhet se shkencëtarët kryesorë amerikanë në mënyrë të fshehtë kanë bërë një punë të madhe në ndryshimin e ADN-së së embrioneve njerëzore, gjë që do të mund të çonte deri te krijimi i “bebeve të dizajnuara”. Disa shkencëtarë kanë frikë se një gjë e tillë do të mund të çonte deri te pasoja të paparashikueshme për gjeneratat e ardhshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Besohet se shkencëtarët amerikanë kanë bërë studime në qelizat vezë të marra nga një grua që vuan nga një sëmundje e trashëguar, kanceri i vezoreve, për ta studiuar mundësinë e ndryshimeve eventuale të gjeneve, duke krijuar një embrion, i cili nuk do ta trashëgonte këtë sëmundje.

Ky studim u publikua vitin e kaluar nga Luan Jang, shkencëtar, i cili punon në laboratorin e gjeneticistit të njohur George Church. Ky i fundit ka insistuar se çdo gjë ende është në fazën eksperimentale dhe ka shtuar se eksperimentet nuk janë bërë në njerëz. 

(Kosova Sot)