Misioni sekret “Apollo 20” dhe vajza aliene

  • 12 February 2016 - 09:54
Misioni sekret “Apollo 20” dhe vajza aliene

Programi hapësinor “Apollo” zyrtarisht përfundoi në vitin 1972, ku “Apollo 17” ishte misioni i fundit që shkoi në Hënë dhe u kthye në Tokë. Por, NASA besohet të kishte planifikuar edhe tri misione të tjera, “Apollo 18”, “Apollo 19” dhe “Apollo 20”. Gjykuar sipas teoricienëve të konspiracionit, misionet e “Apollo”-s zbuluan struktura artificiale antike në Hënë dhe donin t’i eksploronin ato pa dijeninë e publikut. “Apollo 20” konsiderohet si njëra ndër ngjarjet më kontroverse në histori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në vitin 2007 në internet ishin paraqitur disa incizime, për të cilat thuhej se ishin bërë nga “Apollo 20”. Në njërin nga incizimet e publikuara shihet anija kozmike “Apollo 20” nga brenda, si dhe pamjet e një qyteti të shkretë në Hënë.

Sipas njeriut, i cili prezantohet si ish-astronauti William Rutledge, misioni në fjalë u zhvillua në vitin 1976, me anë të bashkëpunimit sekret midis amerikanëve dhe sovjetikëve. Ai ishte zgjedhur të merrte pjesë në këtë mision sepse ishte ateist, gjë që asokohe ishte dukuri e rrallë në mesin e astronautëve. Ata kishin gjetur në Hënë dy kufoma, një të një mashkulli, e tjetrën të femrës, ku që të dy kishin nga gjashtë gishta. Ai thotë se vajza ishte ende gjallë, derisa mashkulli, jo.

(Kosova Sot)