< Kinezët zbulojnë përbërjen e Hënës?! - Planeti X - Kosova Sot
Kinezėt zbulojnė pėrbėrjen e Hėnės?!

Kinezėt zbulojnė pėrbėrjen e Hėnės?!

Hëna ka një histori shumë më të komplikuar gjeologjike sesa që është menduar deri më tani. Ekzistojnë të paktën nëntë shtresa nën sipërfaqen e Hënës. Deri te ky zbulim ka ardhur radari për detektimin e strukturave nëntokësore të roverit kinez “Jutua”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fluturakja kineze “Chang -3” ishte lëshuar në Hënë në dhjetor të vitit 2013, bashkë me roverin “Jutua”, i cili ka për detyrë përcaktimi e përbërjes së dheut të Hënës. Roveri në fjalë, pasi që kishte udhëtuar për rreth 114 metra, ishte ndalë në afërsi të një krateri, në pjesën e Hënës të quajtur Mare Imbrium.

Të dhënat e para tregojnë se shpërthimet e llavës të paktën pesë herë kishin mbuluar luginën Imbrium, duke formuar shtresa të shkëmbinjve të bazaltit prej rreth 1 km.

Një studiues kinez thotë se, struktura shtresore e Hënës tregon se aktivitetet e mëvonshme vullkanike ishin të llojeve të ndryshme. Kjo po ashtu dmth se elementet e ndryshme kanë ndikuar dukshëm në fazën përfundimtare të historisë së hënës tonë. 

(Kosova Sot)

13 orë e 5 minuta më parë