Psikologu që ndërmjetëson komunikimin me të vdekurit

  • 22 May 2015 - 19:08
Psikologu që ndërmjetëson komunikimin me të vdekurit

Dr. Allan L. Botkin është psikolog i diplomuar nga Universiteti ‘Baylor’ në vitin 1983 dhe që prej kohës së diplomimit, shumicën e kohës e ka kaluar duke bërë praktikë private. Megjithatë, ai është bërë i famshëm për terapinë e bisedimit me të vdekurit, përmes së cilës ai u ka dhënë mundësi ‘klientëve’ të tij që të vihen në kontakt me njerëzit e vdekur. Madje, disa nga rastet ai i ka përmbledhur për të botuar një libër.

Botkin e kishte zbuluar terapinë krejt rastësisht, pasi që gjatë një seance me një veteran të luftës në Vietnam, ky i fundit kishte parë fantazmën e një vajzë të vogël, të cilën nuk kishte arritur ta shpëtojë. Pas disa seancave të tjera, Sam-i (veterani i luftës) kishte arritur të komunikonte edhe me familjarët e tij, të gjithë prej të cilëve kishin ndërruar jetë. (Kosova Sot)