“Më rrëmbyen alienët”!

  • 12 February 2016 - 16:46
“Më rrëmbyen alienët”!

Një zdrukthëtar i pensionuar tregon sesi ishte marrë nga jashtëtokësorët, pasi që kishte dalë t’i pinte nja dy gota

Gerry Battles, 61-vjeçar, nga fshati Pallaskenri, qarku Limerik, Irlandë, thotë se ishte rrëmbyer nga alienët, pasi që kishte pirë dy-tri gota me një mik. Marangozi i pensionuar thotë se alienët e rrëmbyen, pasi që ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi që kishte pirë me miqtë. Ai tregon sesi, pasi që e kishin rrëmbyer, ai ishte paralizuar, kishte parë një alien me kokë cilindrike, i cili i kishte thënë se bota jonë do të shkatërrohej pas 850 vjetësh. Plaku po ashtu tregon se, sa çel e mbyll sytë, ai ishte dërguar në Polin verior, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Vite më parë

Gerry thotë se ky takim i tij me alienët kishte ndodhur vite më parë, më saktësisht më 26 dhjetor të vitit 2001, derisa ishte duke shkuar nga kafeneja “The Seven Sisters” për në shtëpi.

"Isha vetëm pak minuta larg shtëpisë sime. Nata ishte e kthjellët", thotë ai.

"Kishte aq shumë dritë, saqë do të mund të lexoje nën dritën e yjeve dhe të hënës, por ajo që ma tërhoqi vëmendjen mua, ishte një dritë më e fortë, e bardhë, që vinte nga fundi tjetër i rrugës”.

Pasi që ishte marrë nga drita e bardhë, Gerry thotë se ishte gjetur në një anije kozmike, i rrethuar me rreth 40 njerëz të tjerë, ku që të gjithë ishin të palëvizshëm, sikur statuja. Ai tregon se të gjithë të pranishmit ishin meshkuj, të moshave të ndryshme, që qëndronin afër njëri-tjetrit, sikur manekinë.

Image

Vetë i katërdhjeti

"Më kujtohet një njeri i cili kishte veshur pallto dhe kapelë të stilit ‘Columbo’. Që të gjithë ishim në gjendje të një paralize, mund t’i lëvizja vetëm sytë, prandaj nuk mund të shihja shumëçka. Gjëja tjetër që m’u kujtua, ishte qëndrimi im pezull në një dhomë më të madhe, ku edhe i kishte parë jashtëtokësorët. Ai thotë se nuk mund të shihte se sa të mëdhenj ishin jashtëtokësorët, apo a kishin duar dhe këmbë. Por, ajo që mund të shihja, ishte se ata kishin kokë të madhe cilindrike dhe sy të mëdhenj, të bukur. Ai komunikonte me mua nëpërmes telepatisë, duke më thënë se ti nuk je i frikësuar sikur të tjerët”.

- Jo, unë nuk jam – kishte thënë Gerry. – A duhet të kem frikë?

Më pas alieni e kishte pyetur plakun se çka do të donte të shihte. Automatikisht ai kishte thënë, Polin e Veriut.

Gerry tregon se, për pak sekonda, ata arritën në Polin e Veriut.

“Të gjithë atyre që ua tregoj këtë, më thonë se jam i marrë dhe qeshin me mua, por unë kurrë nuk kam qenë i sëmurë mendërisht”. Ai thotë se ata që nuk besojnë në storien e tij, janë naivë dhe kanë imagjinatë të varfër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkatërrimi i tokës

"Pas 850 vjetësh, një asteroid i madhësisë sa Munsteri (një provincë e Irlandës) do ta shkatërrojë planetin tuaj. Asteroidi do t’i afrohet Tokës nga kuadrati i 35-të", i kishte thënë alieni.

"Ne jemi shumë më të përparuar sesa ju. Me mijëra vjet jemi duke ju vëzhguar. Gjatë tërë kësaj kohe, ju jeni dalluar vetëm për luftimet globale dhe për rrenat që ia bëni njëri-tjetrit”.

Gerry tregon se alieni ia kishte tërhequr vërejtjen që të mos u besojmë qeverive, e as bankave, meqë ato na kanë rrejtur që nga fillimi. Ai thotë se nuk e ka idenë sa kishte qëndruar me alienët, por më pas palltoja që ai kishte pasur veshur, ishte gjetur mbi kulmin e një spitali.

“Nuk e kam idenë sesi u gjet palltoja ime atje. Vetëm pasi që ma kthyen pallton, filluan që të më kujtoheshin ngjarjet e rrëmbimit nga alienët”.

Gerry shpreson që shkencëtarët do t’i kushtojnë vëmendje rrëfimit të tij, me qëllim që të shpëtohet bota nga shkatërrimi.

(Kosova Sot)