Çka po i ha macet në Somerset të Anglisë?

  • 12 February 2016 - 18:04
Çka po i ha macet në Somerset të Anglisë?

Eksperti i madh i maceve, Alex Bowler, beson se një krijesë e ngjashme me panterën është përgjegjëse për zhdukjen e kafshëve të vogla shtëpiake. Zhdukja misterioze e disa dhjetëra maceve duket se më nuk do të mbetet misterioze. Përndryshe, një numër i madh i maceve janë zhdukur nga shtëpitë e tyre në Uellington, Somerset. Gjatë të njëjtës kohë, eksperti i maceve të mëdha dhe banori lokal, Alex Bowler, ka parë një numër më të madh të maceve të mëdha në rajon, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai thotë se këto kafshë, të ngjashme me panterën, janë duke shkuar hekurudhës teposhtë, në qytet, ku me shpejtësi të madhe rrëmbejnë dhe hanë macet shtëpiake dhe kafshët e tjera manare. Një banor tjetër, me emrin Alex, thotë se macet e mëdha mund t’i vrasin edhe qentë, e jo vetëm macet shtëpiake.

(Kosova Sot)