A kanë bakteret sy?

  • 12 February 2016 - 22:05
A kanë bakteret sy?

Shkencëtarët thonë se bakteret nuk janë aq të ndryshme nga ne, kur bëhet fjalë për detektimin e dritës. Këto krijesa mikroskopike, të cilat gjenden gjithandej, kanë mbetur në qendër të misterit shkencor, të gjatë 300 vjet – si është e mundur që një organizëm, i cili mbështetet në dritën e diellit, të dijë ku ta kërkojë atë, nëse nuk ka sy? Përgjigja thotë se bakteret janë në gjendje ta kthejnë tërë trupin në një thjerrëz si të kamerës, e cila është në gjendje që ta fokusojë dritën në një pikë të caktuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky zbulim tregon se bakteret janë në gjendje që ta detektojnë burimin e dritës dhe të kthehen kah ai. Ideja se bakteret, pak a shumë, janë në gjendje që ta shohin botën e tyre, sikurse ne, është interesante, thotë profesor Conrad Mullineaux, i cili edhe e ka udhëhequr këtë studim.

(Kosova Sot)