Takimi me alienët e Gerenës

  • 22 May 2015 - 21:59
Takimi me alienët e Gerenës

Lokacioni: Gerena, Sevilje, Spanjë
Data: 24 nëntor, 1978; Koha: 03:30 paradite. 

Katër njerëz kishin dalë në gjueti, në një kodër malore afër lumit Guadiamar, kur të gjithë ata panë një dritë të gjelbër në tokë, afër një shkurreje të eukaliptit. Ata të gjithë kishin fanarë në duar dhe vazhduan që të kërkonin një argëtim, duke kaluar lumin dhe, për një moment, duke harruar dritën e gjelbër. Më pas, ata panë se drita e gjelbër ishte zhvendosur gjetiu. Dy nga ta iu afruan asaj zone, kurse të tjerët mbetën prapa. Dy njerëzit panë një fluturake të madhe në formë rruzulli, me një dritë të kuqe në majë dhe me shumë drita shumëngjyrëshe përpara. Kjo UFO qëndronte në dy këmbë metalike, ngjyrë argjendi. Afër UFO-s gjendej një krijesë e ngjashme me njeriun, me një helmetë të madhe të zezë, me një maskë të qelqtë në fytyrë. Rrobat e tij ishin ngjyrë argjendi dhe ai kishte çizme të gjata. Kjo krijesë ecte ngadalë përpara-prapa objektit. Për një moment, ai iu afrua njerëzve duke lëshuar një zë si ofshamë. Njerëzit u frikësuan dhe ikën. Më vonë, në atë vend u gjetën gjurmë të mëdha këmbësh. (Kosova Sot)