Cila është e vërteta rreth dy UFO-ve që u fotografuan në Montana të SHBA-së?

  • 14 February 2016 - 18:16
Cila është e vërteta rreth dy UFO-ve që u fotografuan në Montana të SHBA-së?

Dr. Richard O’Connor nga Montana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pretendon se i kishte lënë dy kamera të drejtuar nga qielli për dy vjet me radhë dhe në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që ai kishte nxjerrë incizimet nga kamera, kishte vërejtur dy objekte, për të cilat kishte thënë që ishin UFO, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjithsesi, pas publikimit të fotografive bashkë me pretendimet e tij, ai ishte vërshuar nga një sërë mesazhesh dhe si rrjedhojë kishte vendosur ta pranonte njërin prej propozimeve, që e sugjeronte atë që t’i bënte testet e fotografive. Pasi që i kishte analizuar fotografitë, ai kishte ardhur në përfundim që bëhej fjalë thjesht për pika shiu, që në momente të caktuara janë dukur si UFO. Megjithatë, shumë njerëz kanë besuar që O’Connor e kishte ndryshuar mendimin pas presionit të jashtëm të autoriteteve.

(Kosova Sot)