Format misterioze në Kaliforni ngjallin dyshimin e prezencës së jashtëtokësorëve

  • 14 February 2016 - 21:07
Format misterioze në Kaliforni ngjallin dyshimin e prezencës së jashtëtokësorëve

Një formë e pashpjeguar dhe tejet e çuditshme e të korrave në Salinas të Kalifornisë ka ngjallur reagimet e entuziastëve që merren me hulumtimin e jashtëtokësorëve, të cilët si rrjedhojë kanë dalë me teori të ndryshme konspirative. Këto forma janë parë nga fotografja Julie Belanger, e cila ka thënë që ishte tronditur kur i kishte parë ato, gjatë një fluturimi me aeroplan.

Publikimi i fotografisë ka bërë që shumë gazetarë të shkojnë në këtë vend ku edhe janë takuar me zyrtarët e një kompanie sigurimi, të cilët kanë thënë që janë kontraktuar për mbrojtjen e kësaj hapësire, megjithatë kanë refuzuar të japin informacione shtesë për pronarin e tokës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Forma të tilla janë parë edhe më herët në hapësira të ndryshme nëpër botë dhe gjithmonë është përfolur se në to gisht mund të kenë forcat jashtëtokësore.

(Kosova Sot)