Drita të çuditshme ‘pushtojnë’ qiellin e Holandës

  • 14 February 2016 - 22:28
Drita të çuditshme ‘pushtojnë’ qiellin e Holandës

Në ditët e para të muajit shkurt në pjesë të ndryshme të Holandës janë shfaqur drita të pazakonta, që nuk kanë kaluar pa tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët i kanë fotografuar dritat dhe më pas i kanë dorëzuar ato si dëshmi të prezencës së një force jashtëtokësore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Njëri prej dëshmitarëve i ka incizuar dritat e çuditshme me celular, në jug të Holandës dhe i ka postuar fotografitë, duke pyetur ‘Çka kam fotografuar?’

Reagimi kishte qenë i menjëhershëm, me shumë që pretendonin se këto ishin ‘re polare të stratosferës’, që zakonisht paraqiten në lartësi prej 15.000-25.000 metrash, mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga dëshmitarët, të cilët kanë pretenduar që dritat kanë qenë shumë të fuqishme dhe krejtësisht të ndara nga retë, meqë kanë përjetuar ndalje dhe ndezje sporadike të dritave misterioze.

(Kosova Sot)