Në planetin venerë vërehen ndërtesa alienësh?!

  • 29 April 2016 - 20:04
Në planetin venerë vërehen ndërtesa alienësh?!

Harrojeni Marsin! Ekspertët thonë se në planetin tjetër, Venerë, kanë vërejtur prani të ndërtesave të alienëve. Një videoincizim 20 minutësh në spanjisht që është postuar në "YouTube" nga përdoruesi me nofkën 'mundodesconocido', zmadhon dhe ekzaminon pamjet e planetit, të bëra nga fluturakja e NASA-s, "Magellan". Në këtë video kemi modelimin 3D të disa prej pamjeve., raporotn Gazeta Kosova Sot

Në një postim, i cili e shoqëron këtë video, thuhet se në video shihen mega-qytete dhe struktura të tjera artificiale, të cilat është e qartë se nuk janë krijuar nga natyra, por nga qeniet inteligjente. Roveri i NASA-s ka zbuluar se rreth 85% të sipërfaqes së Venerës është e mbuluar me vullkane, por si duket kjo nuk e pengon jetën që të zhvillohet. NASA kishte humbur kontaktin me roverin "Magellan" më 13 tetor të vitit 1994, por duket se më pas kontakti ishte vendosur përsëri. 

(Kosova Sot)