Në Mars zbulohet fytyra e shejtanit?

  • 30 April 2016 - 16:58
Në Mars zbulohet fytyra e shejtanit?

Data e zbulimit: 24 prill, 2016

Vendi i zbulimit: Mars

Koordinatat e ‘Google Mars’:  46°14’12.77″N 80°16’47.24″W

Marcelo Irazusta, nga Argjentina, është një kërkues i njohur, i cili në pamjet që vijnë nga Marsi gjeti një fytyrë, e cila është aq antike, saqë me gjasë është më e vjetër sesa dinozaurët. Ajo është e madhe dhe të paktën 500 milionë deri në 1,5 miliard vjet e vjetër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dimensionet e saj janë 1.5 me 1.03 km. Dihet se sipërfaqja e Marsit nuk ndryshon me kalimin e viteve. Ajo që të bën të rrëqethesh, është fakti se kjo fytyrë ngjan shumë me përshkrimin që i bëhet shejtanit në librat fetarë dhe në filma.

Aty janë edhe brirët, bile edhe syri i tretë, gjë që nuk len fije dyshimi se bëhet fjalë për imazhin e qoftëlargut. A mund të jetë kjo rastësi, apo shenjë e civilizimit jashtëtokësor? 

(Kosova Sot)