Fermeri uellsian tmerrohet nga fantazma në dritaren e fermës së tij

  • 02 May 2016 - 17:42
Fermeri uellsian tmerrohet nga fantazma në dritaren e fermës së tij

Pronari i një ferme në Uells është tmerruar kur ka parë një fotografi të vjetër, në të cilën shihej ndërtesa e shtëpisë dhe fermës së tij, nga jashtë. Ai është tmerruar kur ka parë një figurë, që dukej sikur fytyrë njeriu, në njërën prej dritareve të katit të sipërm të fermës.

Ai menjëherë e kishte postuar fotografinë në rrjetet sociale, për ta kërkuar një mendim të dytë në lidhje me atë që e shqetësonte, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Shumë kohë më parë e kam fotografuar fermën time nga jashtë. Sot vërejta diçka të çuditshme. A mund ta vëreni edhe ju?”.

Shumica e komentuesve, në mesin e të cilëve edhe ndjekës të dukurive paranormale, kanë pretenduar që shohin diçka të çuditshme, tejet të frikshme në dritare. Ndërsa, vetë pronari ka thënë që në atë shtëpi kishin ndërruar jetë shumica e anëtarëve të familjes së tij, disa prej të cilëve në vitet e para të vendosjes në shtëpinë e re, përfshirë këtu edhe një foshnje 14-javëshe. 

(Kosova Sot)