Guri Palermo, dëshmi e ekzistencës së një civilizimi antik?

  • 02 May 2016 - 19:06
Guri Palermo, dëshmi e ekzistencës së një civilizimi antik?

Guri Palermo përbën njërin prej shkrimeve më të rëndësishme të Egjiptit antik, ku përshkruhen sundimtarët e moçëm të Egjiptit, të cilët kishin sunduar në tokën e Faraonëve për qindra vjet, para mbërritjes së Faraonit të parë “njeri”. Guri i Palermos është njëri nga burimet më të rëndësishme për studimin e civilizimit antik të Egjiptit.

Ky gur iu ka ndihmuar hulumtuesve që të vijnë në përfundim që egjiptianët antikë kanë përdorur një teknologji superiore për ta shkrirë bakrin, që më pas ka ndihmuar në krijimin e statujave prej bakri, qysh prej Dinastisë së Dytë e këndej, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për më tepër, Guri Palermo tregon se si anijet egjiptiane kishin sjellë dru dhe gurë nga një regjion i panjohur i Egjiptit. Madje aty shpalosen edhe shumë shenja që tregojnë për ekzistencën e një civilizimi të përparuar në të kaluarën.

Ndonëse nuk dihet saktësisht koha kur është krijuar ky gur, besohet që ai është punuar në shekullin e 25-të, para lindjes së Krishtit.

(Kosova Sot)