Pse kozmonautët rusë shkojnë në gjithësi të armatosur?

  • 03 May 2016 - 17:26
Pse kozmonautët rusë shkojnë në gjithësi të armatosur?

Ka kohë që thuhet se kozmonautët rusë, kur udhëtojnë në gjithësi, me vete marrin edhe armë. Këtë e ka konfirmuar kozmonauti Sergej Rjazanski. Në një intervistë ai rikujton kohët kur, gjatë misioneve në orbitë, mbante vetëm një revole me tre gypa, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai thotë se këtë armë e bartnin jo për ta përdorë në gjithësi, por në tokë, nëse do të binin në ndonjë terren të papërshtatshëm, ku do të rrezikoheshin nga arushat, ujqit, apo ndonjë kafshë tjetër. Arma për të cilën flet ai, quhet TP-82. Midis viteve 1982 dhe 2006 atë e bartnin të gjithë kozmonautët rusë. Ajo revole e kishte edhe një teh, i cili mund të përdorej për prerjen e bimëve, në rast që astronautët do të binin në ndonjë xhungël. Tani, falë teknologjisë GPS, kozmonautët kanë më pak arsye që të bartin armë. Por, në rast të ndonjë sulmi eventual nga alienët, tokësorët që gjenden në linjën e parë të frontit, vazhdojnë të kenë në dispozicion një arsenal të pasur të armëve. 

(Kosova Sot)