Motori pa karburant me të vërtetë funksionon

  • 03 May 2016 - 21:25
Motori pa karburant me të vërtetë funksionon

Motori i ashtuquajtur 'EmDrive' hedh poshtë të gjitha ligjet e njohura të fizikës. Motori "i pamundur" pa karburant mund t'i transportojë astronautët deri në Mars për vetëm 10 javë. Edhe pse është parë se ky motor funksionon, askush nuk e di saktësisht si dhe pse funksionon ai. Motori revolucionar krijon fuqi shtytëse duke fryrë mikrovalët në një kuti të mbyllur dhe merr energji vetëm nga dielli. Derisa shkencëtarët më parë e kanë quajtur "të pamundur", meqë sfidon të gjitha ligjet e fizikës, ky motor është dëshmuar të jetë opsion i përshtatshëm për anijet e ardhshme kozmike,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ideja nuk është aq e re

Ideja që qëndron prapa këtij motori, nuk është e re. Ky koncept për herë të parë ishte propozuar 16 vjet më parë, kur kërkuesi shkencor Roger Shawyer doli me këtë ide të pabesueshme. Që nga viti 2000, katër qendra të pavarura kërkimore, e kanë prodhuar këtë motor dhe, përkundër asaj se ai krijon fuqi, askush nuk e di si arrihet kjo. Motori 'EmDrive' e shndërron energjinë elektrike në fuqi shtytëse pa pasur nevojë për karburant. Fizika klasike sugjeron se ky motor nuk do të duhej të punonte, meqë duket se thyen ligjin e ruajtjes së shpejtësisë. Sipas këtij ligji, shpejtësia e një sistemi është konstante, nëse në këtë sistem nuk vepron asnjë forcë e jashtme.

Ideja pse ekziston inercia i ka munduar shkencëtarët me shekuj të tërë. Dr. Mike McCulloch nga Universiteti 'Plymouth' thotë se inercia mund të shpjegohet nga një efekt, që ishte paraparë nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Einsteinit, të quajtur "rrezatimi Unruh". Sipas këtij efekti, nëse ka një përshpejtim në vakum, hapësira e zbrazët do të përmbajë grimca të gazit në një temperaturë e cila është proporcionale me atë të përshpejtimit, gjë që d.m.th. se universi në esencë i nxehë objektet derisa ato lëvizin. Këtu ka rëndësi madhësia, për çka kur përshpejtimet e përfshira janë të vogla, sikur në rastin e "EmDrive", atëherë gjatësia valore e rrezatimit Unruh bëhet më e madhe.

Deri në Hënë për vetëm 4 orë

Sipas Dr. McCulloch, meqë protonet kanë masë të inercisë, ata përjetojnë inerci kur janë perfektë. Por, meqë koni i 'EmDrive' është i shkurtuar, rrezatimi Unruh është i vogël. Hapi i ardhshëm është që të testohet funksionimi i motorit 'EmDrive' në përmasa shumë më të mëdha dhe, nëse ai funksionon, atëherë një fluturake me një motor të tillë mund t'i çojë udhë- tarët dhe pajisjet deri në Hënë për vetëm katër orë. Del se shkuarja në planetin e kuq, Mars, do të zgjaste vetëm dhjetë javë. Për këtë shkak, nëse "EmDrive" funksionon edhe në përmasa më të mëdha, atëherë ai do të paraqesë një sukses shumë të madh, duke lehtë- suar deri në maksimum udhë- timin e njerëzve në univers. Sa për krahasim, udhëtimi deri te ylli Alpha Centauri me teknologjinë e tanishme do të zgjaste me dhjetëra mijëra vite, derisa me motorin 'EmDrive' një udhëtim i tillë do të zgjaste vetëm 100 vjet. 

(Kosova Sot)