Papirusi i vjetër egjiptian flet për ardhjen e UFO-ve

  • 05 May 2016 - 08:58
Papirusi i vjetër egjiptian flet për ardhjen e UFO-ve

Është zbuluar një papirus i lashtë egjiptian, që flet për një ngjarje, e cila duhet të ketë ndodhur në Egjipt rreth vitit 1480 para erës së re, gjatë sundimit të faraonit Thutmose III. Aty thuhet se qielli ishte mbushur me objekte që shkëlqenin më shumë se dielli,transmeton gazeta Kosova Sot.

Në papirus të ardhurit nga qielli quhen perëndi, por për ne, ata do të mund të quheshin alienë. Nëse me të vërtetë egjiptianët e lashtë kishin pasur kontakt me alienët, atëherë mund të shpjegohet lehtë numri i madh i astronomëve, arkitektëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve që kishte ky vend. Papirusi i lartpërmendur quhet Papirusi Tulli". Ky papirus konsiderohet si teksti më i rëndësishëm egjiptian i lashtë që dokumenton vizitën e "astronautëve" të lashtë, me mijëra vjet më parë.

(Kosova Sot)