Macja me tre bishta çmend internetin (Foto)

  • 05 May 2016 - 09:04
Macja me tre bishta çmend internetin (Foto)

Në internet është paraqitur një incizim dhe disa foto bizare, ku shihet një mace me tre bishta, që vrapon nëpër kopsht. Ky incizim është bërë nga një amvise, e cila insiston se e ka parë këtë mace me tre bishta disa herë dhe se ajo ekziston me të vërtetë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Gruaja quhet Svetlana Birilyuk dhe jeton në Rusi. Ka shumë njerëz që e kanë vënë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij incizimi, por Svetlana bën be se ai është real. Në incizim macja nuk vërehet qartë për së afërmi. Svetlana thotë se kjo është për shkak se ajo nuk ka përvojë në xhirime. 

(Kosova Sot)

 

Image