Konfirmohet edhe nga NASA: Planeti X ekziston me të vërtetë!

  • 06 May 2016 - 09:33
Konfirmohet edhe nga NASA: Planeti X ekziston me të vërtetë!

Kërkuesit shkencorë amerikanë, Konstantin Batygin dhe Mike Brown, që në muajin janar kishin zbuluar dëshmi rreth ekzistimit të planetit x. Ata besojnë që ky planet ka madhësi sa të Uranit dhe sillet rreth Diellit rreth 20 herë më larg sesa Neptuni. Është thënë se një planet i tillë mund të shkaktojë “stuhi kometesh” në Tokë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Daniel Whitmire, një kërkues shkencor nga Universiteti i Arkanzasit, po ashtu konfirmon ekzistimin e planetit X. Midis këtyre shkencëtarëve ka dallime vetëm rreth asaj se sa zgjatë një rrotullim i këtij planeti në orbitën e tij. Disa thonë se ky rrotullim zgjatë 10,000 deri 20,000 vjet, derisa të tjerët thonë se ky rrotullim zgjatë me miliona vjet. Qysh civilizimet e vjetra kanë folur rreth shkatërrimit të Tokës nga një planet i panjohur, e tani del se ata paskan pasur të drejtë. 

(Kosova Sot)