Lokacionet që, vetëm në shikim të parë, duken normale

  • 06 May 2016 - 20:10
Lokacionet që, vetëm në shikim të parë, duken normale

Vetëm pse një vend, a një gjë duket normale nga jashtë, kjo nuk përjashton mundësinë që aty të fshihet ndonjë sekret i tmerrshëm dhe i frikshëm, raporton Gazeta Kosova Sot


Varrezat masive në tërë Londrën

Ju pëlqen Londra? Edhe neve. Por, duhet ta dini se, ku të shkelni, keni shumë gjasa që jeni duke shkelur mbi ndonjë varrezë masive. Murtaja ka prekur banorët e Londrës shumë herë përgjatë historisë. Shumica e varrezave masive tani gjenden nën parqet e Londrës.

Muzeu finlandez, plot insekte vdekjeprurëse Një lloj i merimangave kiliane, të cilat thuajse është e pamundur që të shfarosen, pa dashje ishin lëshuar në muze, në vitet 1960. Edhe pse, që nga ajo kohë, ato e kanë pickuar vetëm një njeri, këto merimanga mund të rriten deri në 10 cm dhe, nëse vijnë në kontakt me vizitorët, ato mund t'i kafshojnë ata për vdekje.

Fabrika britanike, njëri ndër vendet më të rrezikshme në planet Edhe pse duket normal, reaktori bërthamor në Sellafild gjendet mbi "vendin më të rrezikshëm të mbeturinave bërthamore në botë". Meqë ky reaktor ishte përdorur me të madhe gjatë grevave të minatorëve në vitet 1970, ku mbeturinat bërthamore ishin hedhur në pellgjet e afërta, ky është njëri ndër vendet më vdekjeprurëse në planet.

Penda me kufoma brenda Më 22 shtator të vitit 1938, penda 'Fort Peck' në Montana ishte vendndodhja e një tragjedie të tmerrshme. Tetë punëtorë ishin shtypur aksidentalisht për vdekje kur ishte çarë penda. Vetëm dy kufoma ishin marrë. Të tjerat vazhdojnë që të mbesin në pendë.

Tempulli plot me minj të arave Rreth 20.000 minj gjigantë të arave, apo edhe të gjirizit, jetojnë të papenguar në tempullin Karni Mata, meqë besimtarët hindusë besojnë se ata janë forma të reinkarnuara të disa hyjnive.

Rrugët e Nju-Jorkut, mbi varrezat e skllevërve Një varrezë masive e rreth 20,000 njerëzve gjendet përgjatë rrugës 'Chambers' në Menhetën. Meqë dikur ishte kufiri i Amsterdamit të Ri, qytet që sot njihet me emrin Nju-Jork, skllevërit e vdekur hudheshin aty. Sot, eshtrat e tyre gjenden nën rrugët të cilat frekuentohen çdo ditë nga njerëzit.

Spitali gjerman që kishte shpëtuar Hitlerin dhe Honeckerin Ky spital i braktisur në Gjermani, "Beelitz Heilstatten", ka një të kaluar të dyshimtë meqë mjekët e tij dikur e kishin trajtuar Adolf Hitlerin dhe Erich Honeckerin.

Rrugët e "Disney"-t plot me mbetje të kremuara Punëtorët në "Disneyworld" dhe "Disneyland" kanë bërë me dije se hiri i të vdekurve rregullisht hedhet në 'lëshimet' me ujë. Seriozisht! 

(Kosova Sot)