Grupet në letër
Me gjithë paralajmërimet, nisma e Qeverisë për ngritjen e grupeve punuese për implementimin e strategjisë për integrimin e veriut, në të cilën do të përfshiheshin edhe përfaqësues të partive opozitare, ende nuk është konkretizuar. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se këto grupe janë në formim e sipër.“Çështja e grupeve punuese është në formim e sipër. Do të ketë nga Qeveria, opozita, shoqëria civile, ICO-ja dhe nga komuniteti serb”, është shprehur Kuçi në një deklaratë për gazetën lidhur me çështjen e grupeve punuese. Mirëpo, forcat politike të opozitës theksuan se ende nuk kanë ndonjë ftesë zyrtare nga Qeveria, duke i konsideruar si joserioze deklaratat e tilla. Ekzekutivi i vendit kishte paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të formohen grupet punuese, vendim të cilin e kishin marrë javë më parë. Mirëpo, veç thirrjeve nga foltorja qeveritare, në adresat e forcave politike nuk është proceduar asnjë kërkesë. Numri dy i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, nuk ishte i gatshëm të komentojë, pasi, siç tha, ende nuk kanë asnjë ftesë.“Së pari nuk mund të përgjigjem për diçka për të cilën nuk kemi marrë ftesë. Po ashtu nuk e kemi marrë zyrtarisht strategjinë prej Qeverisë, për të cilën kemi njohuri vetëm nga publikimet në media”, tha Makolli. Ky komunikim i Qeverisë me opozitën, sipas tij, nuk është në rregull të bëhet përmes mjeteve të informimit.“Jemi afër njëri-tjetrit fizikisht sa të mund të komunikojmë. Ne jemi deklaruar se jemi në mbështetje të çdo iniciative për vendosje të rendit dhe të ligjit. Por, trajtimi kësisoj nuk është serioz”, tha Makolli.
AAK-ja e sheh si adresë Këshillin e Sigurisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hapat e Qeverisë i cilësoi si një gabim, duke konsideruar se me këtë çështje do të duhej të merrej Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Zëdhënësi i këtij subjekti, Ernest Luma, tha se ky subjekt nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare dhe të gjitha deklaratat e Qeverisë dhe kryeministrit më tepër janë folklor politik. “Ftesa i ngjason ndihmës së ngjashme me tërmetin në Haiti. Nuk ka pasur diçka konkrete, edhe pse zyrat tona nuk janë më larg se një kilometër. Qeveria e Kosovës në këtë aspekt është joserioze”, tha Luma, duke iu adresuar thirrjeve nga distanca të Qeverisë për pjesëmarrje në grupet punuese. Ai deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë i cilësoi si një fushatë politike. “Si parti politike dhe si opozitë nuk jemi të gatshëm të tallemi me çështjet sikurse është strategjia për veriun dhe çështjet e tjera të ndjeshme për vendin. Jemi një alternativë për popullin e Kosovës dhe me këtë qeverisje vazhdojmë të jemi të tillë”, tha Luma. Ndërsa, Lulzim Zeneli, nga LDD-ja, e quajti strategjinë si një strategji më tepër të konsumit politik sesa diçka konkrete. “Nuk kemi marrë ftesë dhe nuk mund të jemi pjesë e grupeve punuese me këtë strategji, e cila më tepër është një lojë e Qeverisë për politikë ditore”, tha ai. Qeveria e Kosovës në koordinim edhe me faktorë ndërkombëtarë javën e kaluar ka miratuar themelimin e gjashtë grupeve punuese për implementimin e strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës. Vetë kryeministri Hashim Thaçi u bëri thirrje edhe partive opozitare të jenë pjesë e këtyre grupeve. Kjo strategji është përmbledhur në katër pika kryesore: sundim të ligjit, formimin e komunës së re të Mitrovicës, organizimi i zgjedhjeve të lira në tri komuna të veriut dhe plani socio-ekonomik. Qeveria u ka bërë ftesë edhe partive opozitare që të jenë pjesë e këtij procesi, në mënyrë që të arrihet një unitet në implementimin e strategjisë për veriun.
I. KRASNIQI
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs



ad_d.jpg)


Komente