Kosova, si shtet në Bërdo
Republika e Kosovës ka shfaqur bindjen se Serbia do të ndryshojë logjikën e konfrontimit dhe do t’i kthehet logjikës së bashkëpunimit. Kjo deklaratë vjen një ditë para mbajtjes së konferencës në Bërdo të Sllovenisë kushtuar vendeve të rajonit dhe perspektivës së integrimit të tyre në BE. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha vendet, përfshirë Kosovën, ndërsa sinjale për pjesëmarrje nuk ka dhënë ende Serbia. Pjesëmarrjen në konferencë të kryeministrit Hashim Thaçi e ka konfirmuar zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili tha se ai “do të marrë pjesë në bazë të ftesës në cilësinë e kryeministrit të Kosovës. “Është i ftuar dhe ne kemi interesim për pjesëmarrjen në iniciativat rajonale dhe bashkëpunimit rajonal me interesi për integrime evropiane”, tha Kuçi. Republika e Kosovës, sipas tij do të përfaqësohet kudo e barabartë në forume ndërkombëtare edhe në rastin e takimit të Bërdos. Kuçi shfaqi bindjen se Serbia nuk ka arsye që të mos marrë pjesë në këtë takim. “Besoj se Serbia do të ndryshojë logjikën e konfrontimit dhe do të kthehet në logjikën e bashkëpunimit”, tha Kuçi. Ndërsa nuk ka iluzione që mentaliteti i Serbisë do të ndryshojë shumë shpejt, Kuçi shfaqi bindjen se presioni ndërkombëtar do të jetë më i rritur që ndryshimet në Serbi të jenë më të shpejta.
Alternativa e vetme
e përfaqësimit kosovar
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka përsëritur edhe në Bruksel se Kosova do të pranojë të gjitha idetë për organizimin e takimeve rajonale dhe të marrë pjesë në to, por vetëm e barabartë me të gjitha vendet e tjera të rajonit. “Ne kemi dhënë idetë tona. Nëse të tjerët ftohen si shtete, ashtu duhet të ftohemi edhe ne. Nëse vendoset që pjesëmarrësit të kenë vetëm emrat dhe jo emërtimet e shteteve, edhe këtë do ta pranojmë. Gjithçka që vlen për të tjerët të vlejë edhe për ne, por Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë“, ka thënë Sejdiu, duke folur në Bruksel pas takimit me ambasadorët e vendeve të NATO-s. Sejdiu ka thënë se edhe pjesëmarrja e Kosovës në samitin e Bërdos të shtunën do të jetë në këtë mënyrë, pra si pjesëmarrëse e barabartë me të gjithë të tjerët.
Ndërsa AKR-ja përkrah dhe inkurajon qëndrimin politik se Kosova duhet të prezantohet si shtet i pavarur, sovran dhe i barabartë në raport me shtetet e tjera në marrëdhënie dypalëshe dhe shumëpalëshe, kurse përfaqësimi i Kosovës në bazë të formulës së para 17 shkurtit 2008 do të ishte një precedent i rrezikshëm dhe dëmtim i kredibilitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Nënkryetari i këtij subjekti, Ibrahim Gashi, përgëzoi përpjekjet e Lubjanës zyrtare për të organizuar një samit të një niveli të lartë për Ballkanin Perëndimor, duke ftuar të gjithë liderët legjitimë të këtij rajoni, ngjarje e munguar kjo për 18 vjet. “Kosova duhet të shfrytëzojë këtë rast jashtëzakonisht të volitshëm diplomatik, në mënyrë që të shprehë rolin konstruktiv në drejtim të krijimit të një rajoni stabil dhe të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit rajonal si parakusht për integrime evropiane”, tha Gashi në një konferencë shtypi. AKR-ja konsideron se pjesëmarrja e shtetit të Kosovës në këtë takim nuk mund të jetë në asnjë status tjetër veçse si shtet i pavarur dhe sovran, sepse në të kundërtën konsekuencat do të ishin të drejtpërdrejta dhe afatgjata për Kosovën.
Pahor me urgjencë
në Beograd
Pjesëmarrja e Kosovës me përfaqësuesit e saj ka irrituar përfaqësuesit e Serbisë, të cilët kanë vënë kushte rreth pjesëmarrjes.
Kryeministri slloven, Borut Pahor, ka qëndruar në Beograd për ta bindur presidentin serb, Boris Tadiq. Ai në një konferencë shtypi në Lubjanë nuk dëshiroi të flasë për rezultatet, as detajet e bisedimeve me presidentin serb, kështu që ende nuk është e qartë nëse Serbia do të marrë pjesë në konferencë. Pahor vetëm tha se do të bëjë gjithë ç’është e mundur që të ketë sukses konferenca, por shtoi se suksesi nuk varet vetëm nga njëra palë, por që duhet përpjekur që të jetë sukses i përbashkët. Kryeministri slloven ka hequr nga agjenda takimin e paralajmëruar me komisionarin evropian Janez Potoçnik, me arsyetimin për shkak të obligimeve të papritura’. Kryeministri slloven, Pahor, ka udhëtuar në Bruksel në takimin me presidentin e BE-së, Herman Van Rompei, ku si temë e bisedave pritet të jetë pikërisht zhvillimet lidhur me konferencën në Bërdo. Mirëpo kjo përpjekje duket të jetë dështuar. Sipas agjencisë ‘Beta’, presidenti Tadiq gjatë bisedës me kryeministrin slloven, Pahor, ka përsëritur qëndrimin se pjesëmarrja e saj në këtë takim varet kryesisht nga ajo nëse prezenca e Kosovës do të jetë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompei, ka kushtëzuar shkuarjen në konferencën e liderëve politikë të Ballkanit perëndimor, të caktuar më 20 mars në Bërdo afër Kranjit, me praninë e kryetarit serb, Boris Tadiq, shkruan gazeta serbe “Danas”. Me këtë, sipas gazetës, ka bërë presion shtesë ndaj organizatorëve, Slloveninë e Kroacinë, që të gjejnë një zgjedhje për trajtimin e Kosovës, i cili do të kënaqte palën serbe, por edhe ndaj Tadiqit personalisht, i cili me bojkotimin e tubimit do t’i dërgonte porosi negative Brukselit. Si zgjidhje kompromisi, sipas medieve kroate dhe sllovene, organizatorët kanë vendosur që konferenca të jetë takim joformal i liderëve të rajonit, në të cilën do të përfaqësoheshin me emrat e tyre dhe mbiemrat personalë, pa emërtimin e shtetit apo simboleve shtetërore.
I.KRASNIQI
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs



ad_d.jpg)


Komente