30 ligje, shumë për një muaj
Sesioni i ri vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka filluar me kërkesën e Kryesisë së Kuvendit, adresuar deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për punë më efikase të legjislativit të vendit gjatë periudhës së ardhshme, punë e cila mund të imponojë seanca edhe më të shpeshta nga ato që janë paraparë në kalendarin e punës në fillim të vitit 2010. Për këtë detyrë, jo pak sfiduese, i ka rikujtuar kolegët e vet deputetë anëtari i Kryesisë së Kuvendit Sabri Hamiti në fillim të seancës së djeshme. “Janë disa muaj që do të kërkojnë edhe përqendrim, edhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për grupimet që janë në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që organi ynë që e ka fuqinë edhe kontrolluese të Qeverisë, edhe detyrën e legjislativit, ta kryejë punën e vet me efikasitet shumë më të madh sesa në sesionin pranveror”, tha Sabri Hamiti. “Pikë së pari është çështja legjislative. Ne edhe sot në rend dite kemi 13 ligje në leximin e parë, dhe pritet që do të kemi edhe një ritëm të tillë të ligjeve që kanë të bëjnë ose me nevoja të brendshme të rregullimit të lëmenjve të ndryshëm në Kosovë, ose me ato që quhen obligime në komunikimet demokratike ndërkombëtare. Kështu që Kuvendi me siguri do të punojë me orare të tjera brenda javës. Këto ligje kanë të bëjnë edhe me politikat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, dhe është mirë të thuhet këtu definitivisht që të ketë një akordim shumë më të mirë në mes të Qeverisë si propozues i ligjeve dhe Kuvendit ”, tha Hamiti.
Kryetari i Komisionit kryesor në Kuvendin e Kosovës, atij për Legjislacion dhe Gjyqësi, deputeti Bahri Hyseni, i tha gazetës së sfida para së cilës është Kuvendi duket mjaft serioze. “Me kapacitetet që i kemi si Kuvend do të provojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur, por unë mendoj se është e pamundur që rreth 30 projektligje, aq sa pritet të miratohen vetëm brenda një muaji, të përfundohen me sukses. Do ta kemi pak të vështirë, mirëpo ndoshta me një angazhim shumë të sinqertë të të gjithë deputetëve të Kuvendit, në veçanti të neve kryesuesve të komisioneve të rëndësishme, shpresoj që t’ia arrijmë qëllimit që në përfundim t’i aprovojmë ligjet e domosdoshme, të cilat ndikojnë në jetën më të mirë të qytetarëve, por do të kenë reflektim pozitiv edhe në Raportin e progresit”, tha Hyseni. Ai shtoi se kjo gatishmëri për punë të ngjeshur është shprehur edhe në një takim të drejtuesve të komisioneve me kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
- Klif: Nëse Serbia mban zgjedhjet në veri, shkel rezolutën 1244
- Reiçel: Kampanja e VV-së, kopsht politik i fëmijëve
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Jahjaga po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë
- Pantiq pro statusit special për veriun në kuadër të Republikës së Kosovës



ad_d.jpg)


Komente