AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
Organizata ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, ‘Amnesty International’ (AI) i bëri thirrje të enjten komunitetit ndërkombëtar në Kosovë që të ofrojë drejtësi për familjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë. Të dy ata humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë së Kombeve të Bashkuara për të shpërndarë protestat e lëvizjes Vetëvendosje, e cila kundërshtonte negociatat për statusin politik të Kosovës. Hetimet, të cilat u drejtuan nga prokurori amerikan Robert Din, vërtetuan se ata ishin qëlluar me plumba gome nga pjesëtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut. Mirëpo, policët u kthyen në Rumani para përfundimit të hetimeve. AI-ja tërheq vërejtjen se nuk janë hapur hetime të pavarura lidhur me vrasjet dhe plagosjet e asaj dite, ndërsa hetimet e një prokurori ushtarak rumun janë mbyllur pa identifikimin e autorëve, raporton Zëri i Amerikës. AI-ja thekson po ashtu se për pesë vjet me radhë familjet e të vrarëve kërkojnë drejtësi dhe i bën thirrje Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë që fillojnë një hetim të paanshëm dhe të pavarur. “Mungesa e vazhdueshme e hetimeve të efektshme është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për jetë, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente