Ambasadori Sparks, emërohet zëvendësshef i EULEX-it
Endi Sparkes është emëruar zëvendësshef i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX). Sparks, i cili do ta pasojë Roi Rivin, do ta marrë detyrën e tij në mes të muajit tetor 2010. Emërimi i tij është për një vit me mundësi të vazhdimit. Me këtë rast, shefi i misionit EULEX, Iv dë Kermabo, deklaroi se Sparks e posedon përvojën e nevojshme për të shërbyer si zëvendësshef i një operacioni të madh të sundimit të ligjit në një mjedis të vështirë. “Përvoja e tij si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë prej datës 28 prill 2008 i siguron atij njohuri të dorës së parë lidhur me gjendjen në terren dhe menaxhimin pas konfliktit, që është një përgatitje shumë e përshtatshme për të shërbyer si zëvendësshef i EULEX-it”, tha Kermabo. Sipas tij, është koha kur EULEX-i do të përballet me sfida të konsiderueshme, duke vazhduar përmbushjen e thelbit të mandatit të tij në tërë Kosovën dhe Sparks do ta ketë përkrahjen e plotë në përmbushjen e detyrave të tij.
Endi Sparks ka lindur me 4 korrik 1959 dhe ka shtetësi britanike. Ka diplomë nderi të klasës së parë në literaturën angleze, Trinity Hall, ‘Cambridge’. Sparks u caktua ambasador i Britanisë në Kosovë më 28 prill 2008. Me parë ishte ambasador në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Republikën e Kongos (2004-2007), zëvendëskomisionar lartë në Afrikën e Jugut (2001-2004) dhe zëvendësambasador në Republikën e Indonezisë(1999-2001). Më herët ai ka mbajtur poste të rëndësishme në fushën e diplomacisë britanike.
- Haiti njeh pavarësinë e Kosovës
- Opozita refuzon ekipin për veriun
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë




ad_d.jpg)


Komente