Ashpërsohen gjobat
Sipas kreut të AKK-së, Hasan Preteni, ndryshimet që janë bërë vitin e kaluar në Ligjin për deklarimin e pasurisë kanë ndikuar dukshëm edhe në ndryshmin e politikës së sanksioneve ndëshkuese për zyrtarët që bien ndesh me këtë ligj, madje edhe duke dyfishuar ose trefishuar gjobat e shqiptuara, në krahasim me praktikat e mëhershme.“Ndryshimi është pozitiv edhe të numri i zyrtarëve që kanë për obligim të deklarojnë pasurinë, por edhe gjobitja e tyre, te rritja e gjobave”, tha për “Kosova Sot” kreu i AKK-së, Hasan Preteni.
Kërkohet bazë juridike për hetimin e pasurisë
Preteni tha se tash, në këtë fillimvit, është duke u përgatitur edhe faza e re e fushatës për shpërndarjen e formularëve për zyrtarët e lartë që obligohen me ligj të deklarojnë pasurinë dhe prejardhjen e saj.“Ne veç kemi filluar përgatitjet për realizimin e ri të deklarimit të pasurisë, kemi caktuar datat për trajnimin e personave të kontaktit dhe shpresoj se do të kemi një fushatë senzibilizuese të fuqishme dhe të kemi sa më shumë deklarime të pasurisë edhe për këtë vit, për të krijuar një kulturë më të mirë të respektimit të ligjit. Përfundimisht mendoj se është një progres i mirë, por që mbetet të fuqizohet baza juridike edhe për hetimin e prejardhjes së pasurisë së deklaruar. Është një “shans i mirë” që me Ligjin për konfiskimin e pasurisë të rregullohet edhe kjo çështje”, tha Preteni.
Zyrtarët që u ndëshkuan
Vendimet e fundit të gjykatave që i kanë trajtuar rastet e mosdeklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, varësisht nga natyra e vlerësuar për shkelje ligjore, japin gjoba relativisht të larta, që shkojnë edhe deri në 1000 euro. Në një vendim të datës 31 janar, që është shqiptuar nga Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, zyrtari Emin Gërbeshi është gjobitur me 300 euro, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, pasi nuk e ka deklaruar pasurinë sipas ligjit. Edhe Omer Daku, sipas vendimit të publikuar para dy ditësh nga Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Gjilan, është dënuar me një shumë të ngjashme, prej 300 eurosh, për faktin se, pavarësisht pozitës së lartë që ka mbajtur nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ai nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë sipas ligjit. Ndryshe, me një gjobë prej 500 eurosh është ndëshkuar një ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Dragisha Krstoviq, i cili tashmë në cilësinë e këshilltarit të ministrit për Komunitete dhe Kthim nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në afatin ligjor. Me një shumë të tillë është gjobitur dhe Sara Rexhepi, e cila është këshilltare politike në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave. Një gjobë prej 800 eurosh i është rikonfirmuar pas ankesës në gjykatë kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë zyrtarit Halit Ymeri, drejtor i QKU-së në Prishtinë. Me 800 euro gjobë është ndëshkuar edhe Slagjana Vasiq, zëvendëskomisare e Njësisë rajonale në Prishtinë, kurse Bogoljub Staletoviq ka marrë 400 euro gjobë, pasi që në cilësinë e zëvendësit të kryeshefit ekzekutiv të KQZ-së nuk e ka kryer obligimin ligjor. Një gjobë prej 1000 eurosh ishte shqiptuar më parë për zyrtaren Shpresa Hyseni, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, për mosdeklarimin e dy paluajtshmërive në emër të bashkëshortit të saj, por pas ankesës në shkallën e dytë ajo është liruar nga vendimi i shkallës së parë, pasi është konstatuar se Ligji paraprak nuk e ka paraparë një përgjegjësi të tillë me të cilën është ngarkuar zyrtarja e Gjykatës në Prishtinë, zonja Shpresa Hyseni.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente