description

Berisha dhe Thaçi optimistë për OKB-në

Publikuar: E premte 3 Shtator 2010, 14:30 2 Komente

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim homologun e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar rreth seancës për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një çështje që ka të bëjë me ligjin ndërkombëtar dhe se në OKB, Kosova shkon me këtë të drejtë. “Gjatë takimit diskutuar për sesionin e ardhshëm të asamblesë së OKB-së dhe bashkërendimin i përpjekjes për njohje të reja të mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. Në këtë kontekst, theksoj se vendimi i GJND-së për çështjen e pavarësisë së Kosiovës, e ka shndërruar në çështje të njohjes dhe zbatimit të ligjit ndërkombëtar. Pra është një çështje shumë herë më e madhe se ajo midis Shqipërisë dhe Kosovës. Jam i bindur se është një çështje që do të gjejë mbështetje në selinë e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai tha se Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste për Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Natyrisht kjo është një çështje madhore të vendeve të KUINT-it, por diplomacia e Kosovës po bën përpjekje të mëdha. Shqipëria po bën të gjitha përpjekjet për të dhënë kontributin modest për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha Berisha.

Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës, Thaçi duke shprehur mirënjohjen për rolin e Shqipërisë, tha se për Kosovën priten tashmë njohje të reja dhe se në OKB ajo është e përgatitur për të mbrojtur të drejtën e saj. “Ne diskutuam mbi zhvillimet në rajon, natyrisht edhe për perspektivën euroatlantike të Shqipërisë dhe Kosovës. Theksuam angazhimet e gjithanshme për paqen dhe stabilitetin dhe bashkëpunimin rajon”, u shpreh Thaçi.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Izberi 03.09.2010 - 18:21

    Po me siguri qe OKB duhet ta merr vendim ne anen e Kosoves sepse edhe GJND ka marr vendim ne te mire te Kosovas .Prandaj edhe OKB-duhet ta perkrah vullnetin e nje populli qe ehte e drejt nderkombetare e saksionuar me ligj.Ato vende te cilat mbajn anen e Serbise ,ato jane kunder lirive dhe te drejtave njerezore.Serbia me kete rezolute tregon dhe bene me dije qe eshte ajo e para 3-4qind vjeteve.

  • roberti 03.09.2010 - 15:14

    Valla bre ky Hashimi sen s`po bon....ishalla nderkombetaret na ndihmojne se sa per te dhe Sejdiun...katastrofe...

arkivi i lajmeve