Buhler, do të ruajmë integritetin territorial
Një ditë pasi e ka marrë detyrën zyrtare në krye të komandës së përbashkët të forcës ushtarake ndërkombëtare të NATO-s, KFOR-it në Kosovë, komandanti i ri, z. Erhard Buhler, i ka filluar takimet e para njohëse me zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit. Komandanti Erhard Buhler dje është pritur në takime të ndara nga presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilëve u ka premtuar se edhe gjatë mandatit të tij, KFOR-i do të vazhdojë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të plotë territorial të vendit dhe njëkohësisht do të punojë fuqishëm në ngritjen dhe modernizimin e kapaciteteve të FSK-së.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës kanë vetëm një vizion - anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OKB-në”, tha presidenti Sejdiu. Sa i përket çështjes së reduktimit të trupave të KFOR-it, presidenti Sejdiu ripërsëriti se ky proces duhet të bëhet në pajtim me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. Edhe kryeministri Thaçi premtoi bashkëpunim të ngushtë, si gjithherë, me forcën ushtarake të NATO-s. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe është e angazhuar në bashkëpunimin me KFOR-in dhe të gjithë faktorët e tjerë që të kontribuojë për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi gjatë takimit të parë njohës në kabinetin e tij me komandantin Buhler.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe vazhdim të punës së KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në avancimin dhe forcimin e strukturave të sigurisë së Kosovës. Pavarësisht sfidave që e kanë përcjell deri tash edhe KFOR-in, në misionin e tij paqeruajtës, në pjesën veriore të vendit ku veprojnë strukturat paralele serbe, gjenerali Erhard Buhler tha se angazhimi i KFOR-it në këtë pjesë të vendit do të zhvillohet sipas kornizës së deritashme të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit të plotë të vendit, duke injoruar strukturat paralele serbe dhe duke u koordinuar vetëm më strukturat legale shtetërore të Kosovës dhe faktorin relevant mbështetës ndërkombëtar. “KFOR-i është përgjegjës për gjithë territorin e Kosovës dhe ne do të përkushtohemi për gjithë këtë territor dhe natyrisht do të veprojmë që të ruhet integriteti në të gjithë kufijtë territorialë dhe prioritet i tretë do të jetë bashkëpunimi në avancimin e FSK-së, duke parë se në këtë aspekt janë arritur zhvillime të mëdha, por kemi plane të reja, të cilat do ta avancojnë FSK-në”, tha Erhard Buhler.
Komente
- Opozita refuzon ekipin për veriun
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele




ad_d.jpg)


ishalla valla kfori na mbron, se sa per fsk-ne....kuku per neve...