description

Buhler premton vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 20:31 0 Komente

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler, ka premtuar të hënën vazhdimin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë mandatit të tij. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që kishte me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota. Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të FSK-së, komandanti i KFOR-it, Buhler, u shpreh i kënaqur me të arriturat e Ministrisë së FSK-së, si dhe me punën që po bëhet në plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale. Ministri Mujota gjeneralin Buhler e njoftoi me të arriturat e FSK-së, në të gjitha fushat, në përmbushjen e detyrave dhe të obligimeve kushtetuese, si dhe për punën e vazhdueshme që po bën Ministria dhe FSK-ja për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve