Bujupët dhe suedezët dhurojnë autoambulancë
Pejë, 23 mars
Familja Bujupi, me qëndrim të përkohshëm në Suedi, në bashkëpunim me spitalin “Bleking Landsting” të Suedisë, i dorëzuan çelësat e një autoambulance emergjencës Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pejë.
Me rastin e pranim-dorëzimit të autoambulancës, kryetari i komunës, Ali Berisha, theksoi rëndësinë e këtij donacioni për emergjencën dhe qytetarët e komunës së Pejës. Ai falënderoi familjen Bujupi dhe autoritetet suedeze për ndihmën dhënë institucioneve shëndetësore të komunës. Ndërsa, përfaqësuesi suedez, dr. Hakan Klemintson, nga spitali “Bleking Landsting” i Suedisë, tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë ta ndihmojë popullin e Kosovës, jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por edhe segmente tjerë të jetës. Ndërkaq, dr. Sadri Dervishi, drejtor i emergjencës, e vlerësoi lart këtë gjest human të donatorëve, duke shtuar se autoambulanca do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit që kjo qendër u ofron qytetarëve të Pejës.
H. Gashi
- Opozita refuzon ekipin për veriun
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele




ad_d.jpg)


Komente