description

Bukoshi kandidon, e mbështesin Mustafa dhe Rugova

Publikuar: E enjte 2 Shtator 2010, 20:38 16 Komente

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës në ekzil në vitet e 90-ta, tash ministër i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, e ka shpallur publikisht të enjten vendimin e tij se në zgjedhjet e përgjithshme të LDK-së, që fillojnë më 10 shtator, ai do të jetë një nga kandidatët e mundshëm për kryetar të partisë, që do t’i kundërvihet kandidaturës zyrtare të Sejdiut, prapa së cilës qëndron një pjesë e madhe e kryesisë aktuale të LDK-së. Këtë konfirmim ministri Bukoshi e ka bërë publik para medieve, në një paraqitje të tij pas seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila i është kushtuar 100 vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare, Nënë Terezës. Bukoshi tha se përgatitjet e tij janë serioze. Ai ka përgatitur edhe një shtab zgjedhor që do ta udhëheqë fushatën e tij brenda strukturës së anëtarësisë së LDK-së dhe se deri në këtë fazë përgatitore ka mbështetje të fuqishme të kreut të Prishtinës, Isa Mustafës, por edhe të familjes së presidentit Ibrahim Rugova, respektivisht djalit të ish-presidentit, Ukë Rugovës. Mirëpo, se kur do ta shpallë këtë vendim në formë zyrtare edhe brenda strukturës organizative që merret me procesin e menaxhimit të zgjedhjeve në LDK, Bukoshi tha se opinioni do të informohet me kohë, ngase ajo është vetëm një çështje teknike. “Ne i kemi zgjedhjet e brendshme në LDK dhe varësisht se çka do të bëhet me LDK-në do të varet edhe kandidatura ime. Me kohë do të informohen edhe për kandidaturën, nuk është ndonjë gjë e ngutshme. Ne presim të fillojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK në shtator dhe tetor..., kam ekip të mirë, por edhe për përbërjen do të informoheni më vonë”, tha Bukoshi. Duke konfirmuar se ka mbështetje të fuqishme nga Ukë Rugova, djali i dytë i ish-presidentit historik të Kosovës, por edhe nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, Bukoshi tha se të gjithë këta janë në një ekip që nuk synon fare përçarjen, por vetëm unifikimin e LDK-së dhe fuqizimin e saj deri në marrjen e primatit të partisë numër një në Kosovë, sikurse që e kishte para vdekjes së Rugovës.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • aksh 24.09.2010 - 13:29

    Buajar Bukoshi si erdhi ne kosove e formi partin e vete,me pas dashur populli ju kishte bashkue dhe i kish dhuire te gjitha partit tjera!Ky ka vjel diasporen dhe me ato para qin femrat tona shqiptare!Ky me ane te ingjekcionit ne prizren ka vrare patriotin nga prizreni Hazer Berishen bashk me zevendesin e vete Bujari dyte ky tyrk nga prizreni !rasja eshte bere vetem pse i tha njerit se turqia na ka shkatrrue dhe na ka lan nen serb!

  • aga 06.09.2010 - 5:28

    ldk ka qen ne kohrat ne te veshtira progresive dhe duhet te jet dhe tani per popullin e kosoves

  • arlindi 06.09.2010 - 0:17

    LDK duhet ta zgjedhe nje kryetar dhe ta dominoje skenen politike ne kosove dhe ne zgjedhejte e ardhshme te jet fituse

  • labi 05.09.2010 - 22:14

    Qudi !! ateher kur me se shumti ju ka dasht mbeshtetja Presidentit Rugova ky njeri i ja ka kthy shpinen e tashti po na del se qenka njeri i ndershem e i respektushem ....sdi qka te them , e mira te mires ish kan me e marr Ukë Rugova ne duar te veta LDK-në e jo me e lan ne dor te ktyre MATRAPAZVE te cilet e shkatrruen dhe do te vazhdojn edhe me tutje kshtu ! Edhe njeher respekt per familjen RUGOVA , e turp per kta politikanet te cilet po e drejtojn LDK-në .

  • Fitta 05.09.2010 - 21:15

    N'qoftese Fatmir Sejdu nuk e gezon respektin e elektoratit atehere Uka net a merr at shokun e vet sekiraqen ne ta kandidon!!!

  • DRENICAKU 05.09.2010 - 19:37

    sa i perket zjgedhjes se bukoshit si kryetar i LDK po kam qef se keshtu thaqi nuk ka kundershtar e do ta qoj kosoven me shpejt perpara ,se keta komunista veq e pengojn ,si ky isa mustafa komunist i fort ,e djali i rugove nuk pritet asgje nga ai SE DARDHA NEN DARDHE PIKE

  • drenicaku 05.09.2010 - 19:33

    po lodhen se koti ,keta bukosha e rugova se le te zgjedhet kush te doj ne LDK,se prap ska me ndryshu asgje ,se bukoshi eshte po ai bukosh sa paret ja kemi jape ne mergata ku i ka lane ai ,e veq ka rrejt ,le te marrin mesim te HASHIM THAQI

  • ldk-isti me zemer te thyer 05.09.2010 - 19:23

    Mallkimi eshte diqka qe hakmirret me vone ,ne kete raste ldk eshte kah i hakmerret e kaluara e saj jo forte e lavdishme qe na ka bere te vuajm(kuptohet jo tere antarsia e ldk). Bukoshi dhe isaja nuk jan fare per politike ata dy e kan vendin ne Aak,aty munden ti ziejn e kaverdisin dallaveret e tyre. Une per vehten time nuk shof asnje perspektive per ldk as me uken as bukoshin e isan!

  • Vlashi 05.09.2010 - 3:33

    Dr.Bujar Bukoshi eshte personi qe iu ka dashte LDK-se ne te kaluaren,dhe eshte personi qe tani i duhet LDK-se qe ndoshta do ta sjelle sado pak ne binar,sepse kjo parti ka kohe qe ka marre teposhtezen,dhe shpresoi se me ardhjen e Bukoshit shume jo kurrizore qe tani udheheqin poste te LDK-se do te detyrohen te kerkojne Azil ne PDK-ne e Thaqit! Andaj ky eshte personi i duhur,ne momentin e duhur,dhe ne postin e duhur! Une nuk gjendem ne Kosove,por do te jap krejt ate cka eshte ne mundesine time qe ky personalitet,apo ky njeri te marre timonin e LDK-se.Eshte momenti i fundit qe te pastrohen radhet e kesaj partie dhe te iu thuhet nje here e pergjithemone stop personave qe nen flamurin e LDK-se mbrojne interesat e Thaqit,dhe te shume Thaqeve tjere!

  • musret.rexhebeqaj. 04.09.2010 - 18:21

    shum mir se une jam antar i ldk.por une i besoj uke dhe e perkhahi

  • dugi 04.09.2010 - 16:12

    po mas miri dot ishte qe isa mustafa apo uke rugova te jen kryetar te LDK nese e dojm te forte kete parti pershednetje nga strellci i LDK e Tahir Zems

  • Mergimntarët 03.09.2010 - 21:43

    Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Xhafer Shatri e do tjerë, na i kanë dhane do letra pa vlerë para 1999 dhe na kan plaçkit do deviza me vlerë. Tani ka ardhur koha që ose kanë me na i kthye parat ose kemi ma ua rras ato letra pa vler ne gerrrklan.

  • syla 03.09.2010 - 15:16

    ani kur po fol ky Bukoshi. hiqmu tij, se hajn eshte si krejt te tjeret...

  • linda 03.09.2010 - 15:16

    Valla bre s`ka mbete gje prej LDK-se...ishalla zoti iu ndihmon...

  • shefqeti 03.09.2010 - 11:00

    ne rase asht me marrveshje te DR. ISA MUSTAFES DHE PRINCIT TE KS-se UKE RUGOVA ATHERE EDHE ME MIRE SE DR. BUKOSHI DUHET TE JET KRYETARE I KS-se APO TE LDK-se MOS I KQYRNI SI KETO PARTI NE RASE NUK E KA TITULLIN DR. APO MR. APO ING. ATY SIQ THOT POPULLI NUK KA BUKE .

  • QEFSER HOXHA ISH KRYETAR I FR LDK ZVICERR 98/2000 02.09.2010 - 23:18

    Emira eka tmiren dikur DR bujar bukoshi kishte perkrah fuqishem Presidentin e ndjer rugova per kryetar te LDK tani kjo e mir qe sesht harruar nga familja rugova e veqmas nga uka junjor i kthehet met mir nga uka junior,tash LDK po pret te ngritet aty ku eka vendin ta marr primatin e te parit,un personalisht i bej thirrje disa antarve te kryesis aktuale te LDK qe ti len interesat personale qe ikan te lidhura ngusht me sejdiun dhe te radhiten pas bukoshit isa mustafes uk rugoves i cili me gjas do udheheq shtabin zgjedhor mbrenda LDK te bukoshit ,sepse te gjith edim se LDK me ne krye sejdiun kan deshtuar 2 her radhazi ne dy pal zgjedhjet e kaluara dhe nese pretendojm per nje LDK parti demokratike ateher duhet te hiqet dor nga sejdiu sepse sejdiu nuk gezon respektin e elektoratit te LDK .

arkivi i lajmeve