Deputetët, të pandëshkueshëm nga sjelljet e pahijshme
Kodi i mirësjelljes së deputetëve të Kuvendit nuk ka pësuar ndonjë ndryshim për dallim nga rregullorja e punës së Kuvendit, e cila pritet të miratohet. Ndërkohë që fyerjet dhe akuzat bazë e pabazë madje duke u rikthyer për çështje personale gjatë seancave të viti të kaluar kanë qenë pjesë e jetës parlamentare. Më tepër janë të përcaktuara të drejtat shtesë të deputetëve se sa vetë kodi i mirësjelljes. Deputetët e Kuvendit kanë të drejtën të fyejnë, të akuzojnë, kritikojnë dhe nuk i nënshtrohen kurrfarë sanksionimi për dallim nga kolegët e tyre në shumë vende të rajonit. Ndërsa opinion publik, i cili në transmetimin televiziv përcjell punën e të zgjedhurve të tyre, shumë herë deri më tani kanë dëgjuar fyerje që mund të jenë të pakëndshme edhe në rrugë. Kodi i mirësjelljes së deputetit përmban shtatë pika, ku deri më tani në këto vite të pluralizmit kosovar nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Gjatë vitit të kaluar ka pasur mjaft debate të nxehta në të cilat ka pasur fyerje dhe akuza nga më të rëndat, të cilat kanë “fluturuar” jashtë Parlamentit, duke qenë se të gjitha seancat përcillen drejtpërdrejt nga televizioni publik.
Praktika rajonale
Por deri më tani nuk ka pasur asnjë nismë si të ndalen fyerjet dhe akuzat ose të konstatohet vërtetësia e tyre, në mënyrë që të apostrofuarit të dalin para përgjegjësisë. Kodi i mirësjelljes nuk kufizon deputetin në atë që flet në mikrofonin e Kuvendit, dhe se ata nuk mund të sanksionohen për shkak të fjalëve të tyre fyese. Me një fjalë ata mbesin përgjegjës për atë që flasin vetëm para zgjedhësve të tyre. Ka mendime që kufizimi i fjalës për shkak të fyerjeve do të nënkuptonte si kufizim i lirisë. Ka mendime që të ndiqet praktikat e vendeve të rajonit ku ekzistojnë sanksione material për shkelje të rregullores. Madje në kod nuk është parë dënimi me kërkim falje publike të deputetit në seancat plenare që transmetohen drejtpërdrejt. Me rregulloren e Kuvendit të Bullgarisë, në nenin 126 thuhet se deputetëve nuk u lejohet të ndërpresin folësin, të bëjnë sulme personale, të përdorin gjuhë fyese, gjeste apo kërcënime kundër askujt, njohja me të dhëna që lidhen me jetën private….”Lidhur me këtë mund të merren masa disiplinore si vërejtje, shënim, ndërprerje të fjalës, largim nga seanca dhe largim deri në tri seanca. Mirëpo në Kosovë ka pasur raste kur vetëm i ndërpritet fjala, por jo edhe ndonjë sanksionim tjetër.
Interesi privat i deputetit
Kodi i vendeve evropiane para së gjithash merret më së shumti me konfliktin e interesit. Megjithatë, edhe këtu ka mjaft mangësi. Në pikën e parë e cila i referohet ndershmërisë, deputetët janë të detyruar të deklarojnë për çfarëdo interesi privat, që mund të jetë i rëndësishëm për detyrat e tyre publike dhe duhet të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e konflikteve eventuale për ta mbrojtur interesin publik, por që deri më tani kjo nuk është parë në praktikë. Kur deputeti i Kuvendit ose anëtari i familjes së ngushtë ka interes personal financiar në ndonjë çështje që shqyrtohet në Kuvendi ose në ndonjë komision në të cilin ai është anëtar, duhet ta deklarojë gojarisht atë përfitim para se të marrë pjesë në mbledhje, në të cilën diskutohet çështja në fjalë. Kjo vlen edhe për situatat kur deputeti pret të ketë interes personal financiar në një çështje, edhe pse ai mund të mos ketë interes në kohën e mbajtjes së mbledhjes.
- Dita e parë në Bruksel kaloi pa marrëveshje
- Ligj i ri për zgjedhjet
- Kosovës i premtohet pako evropiane
- 50 mijë euro për Epopenë e UÇK-së
- Kuçi: Nuk e kemi aplauduar një zgjidhje të tillë
- Karas premton lobim për njohje të reja në BE
- Hoxhaj shpreh ngushëllime për gazetaren e vrarë
- Zhbogar: Pranimi i fusnotës – hap i madh për Kosovën
- Presidentja Jahjaga dekretoi tre prokurorë
- Bruksel: Nis rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
- Rohan: Askush nuk i lexon fusnotat
- EULEX: Të lejohet qasja në dokumentet e policisë dhe ushtrisë serbe
- Britania kundër rezolutës 1244 në fusnotë
- Klinton garanton Kosovën
- Fusnota unifikon opozitën
- Premtime dhe dëme për veriun
- Jahjaga ngushëllon Topin për kapitenin e vrarë
- Kosova dhe Maqedonia bashkëpunojnë në fushën e sigurisë
- Bisedimet fillojnë nesër
- Një model i balancuar




ad_d.jpg)


Komente