Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs ka deklaruar se disa prej barrikadave në veri e kanë natyrën politike dhe simbolike, duke ritheksuar edhe njëherë se KFOR-i mund t’i heqë këto barrikada fizike vetëm me mjete ushtarake. Mirëpo, sipas tij, me mjete ushtarake nuk mund të hiqen barrikadat, siç i ka quajtur ai “barrikadat mendore”, transmeton Kosovapress. Ai këto komente i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë të premten komunës së Obiliqit, i cili tha se po të kishte ndonjë strategji për t’i hequr këto pengesa mendore, atëherë nuk do të flitej për to, sepse siç ka thënë ai natyra e ushtrisë është që të veprojë menjëherë dhe t’i largojë ato. “Nuk ka asnjë logjikë që t’i heqim këto barrikada me mjete ushtarake, përderisa nuk gjendet një zgjidhje politike për t’i hequr këto pengesa mendore”, ka thënë Drevs. Mirëpo, ai ka shtuar se duhet të ketë besim dhe durim që çështja e barrikadave do të zgjidhet në mënyrë politike. Ai, gjithashtu ka thënë se KFOR-i mbetet i përkushtuar për krijimin e lëvizjes së lirë në gjithë vendin, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës, dhe shtoi se KFOR-i do të bëjë çmos të arrihet një zgjidhje. “Aktivitetet e KFOR-it në këtë pjesë do të jenë vetëm në atë rast, kur ato operacione premtojnë një zgjidhje afatgjate, apo të përkohshme dhe zgjidhje të përkohshme mund të jetë kur të arrihet një zgjidhje politike”, ka thënë komandanti Drevs. Ai shpreson se në të ardhmen do të arrihet një zgjidhje politike dhe pa marrë parasysh se si do të zgjidhet ajo dhe çfarë rruge do të shpie deri te një zgjidhje politike.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente