Edhe 30 ligje për Raportin e progresit
Mbi 30 ligje duhen aprovuar për të përmbushur sfidat e dala nga Raporti i progresit. Kështu ka theksuar ministri për Integrime, Besim Beqaj për “Kosova Sot”, duke nënvizuar se në pajtim me konkluzionet e takimit sektorial dhe atyre të dialogut të Stabilizim-Asociimit është arritur deri te një dokument i përbashkët me Komisionin Evropian për prioritetet që duhet të pasojnë deri më 1 tetor. “Deri në këtë kohë realisht duhet t’i plotësojmë apo rinovojmë ato informacione të cilat i kemi dhënë në imputet për Raportin e progresit”, tha ministri Beqaj. Sipas tij, është shumë me rëndësi që këto konkluzione të përmbushen, sepse zbatimi i tyre i drejtpërdrejtë do të ndikojë në Raportin e progresit dhe kjo do të ndikojë në rekomandimet konkrete nga ana e KE-së në lidhje me avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Bashkëpunimi i ngushtë i të gjitha ministrive me ministrin e Integrimit evropian gjatë tërë kësaj kohe deri më 1 tetor konsiderohet esencial, në mënyrë që koordinimi institucional në përmbushjen e këtyre prioriteteve të jenë në nivel maksimal, duke shfrytëzuar të gjitha mundësit që në mënyrë të koordinuar të arrijë efekti para publikimit të Raportit të progresit. Në këtë kuadër Ministria e Integrimeve ka përgatitur një tabelë me prioritetet që kanë dalë nga këto konkluzione dhe veprimet që janë rekomanduar që të merren. “Inkurajoj të gjitha ministritë që të marrin, analizojnë dhe të gjejnë veten se cilat janë veprimet konkrete që duhet të bëhen nga secila ministri, duke përcaktuar edhe prioritetin kohor i cili është i nevojshëm ndërkohë”, tha ministri Beqaj, duke pasqyruar situatën lidhur me përmbushjen e sfidave nga Raporti i progresit.
Adresimi i sfidave
Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë 30 ligje, të cilat janë rekomanduar për t’i aprovuar dhe në legjislacion sekondar janë 12 adaptime dhe miratime të strategjive dhe planeve të veprimit, shtatë emërime, ose gjashtë themelime të funksionalizimit të institucioneve. Ministri Beqaj rekomandoi një plan dinamik të raportimeve në baza javore për progresin për të mundësuar institucionet që të raportojnë në Komisionin Evropian dhe që Raporti i progresit të jetë i suksesshëm gjatë këtij viti. Kohë më parë edhe Komisioni Parlamentar për Integrime, përmes një draftraporti ka alarmuar për disa ngecje në përmbushjen e sfidave të dala nga Raporti i progresit. “Përgatitja e raportit të dytë të progresit të Planit të veprimit ka shënuar progres sa i përket përfshirjes më të madhe të komisioneve të tjera parlamentare në realizimin e aktiviteteve. Kuvendi i Kosovës ka adresuar plotësisht ose pjesërisht 35 nga 85 sfidat e Planit të veprimit. Ndonëse nuk janë realizuar shumica e aktiviteteve të parapare, komisionet parlamentare kanë raportuar në mënyrë të rregullt dhe kanë pasur bashkëpunim të përmirësuar me ministritë e linjës gjatë shqyrtimit të aktiviteteve të Planit të veprimit”, thekson raporti. Krahasuar me vitin e kaluar, puna e komisioneve parlamentare në zbatimin e Planit të veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrim evropian ka qenë më efikase. Shumica e komisioneve i kanë kryer detyrat e parapara me Planin e veprimit me kohë dhe i kanë raportuar me shkrim Komisionit për Integrime Evropiane. Si rrjedhojë, mbikëqyrja parlamentare ndaj Qeverisë është përmirësuar dukshëm. Ministrat e linjës kanë raportuar rregullisht, me disa përjashtime. Sipas raportit Këshilli ndërministror për integrime evropiane ka shtuar aktivitetet dhe numrin e takimeve, megjithatë kërkohet që të jetë më efektiv në zbatimin e politikave për integrim evropian.
- Kosova pret mbështetjen e vendeve të Ligës Arabe
- Fejt: Jo bisedime për statusin
- EULEX-i jep shifra, jo emra
- Katari njeh Kosovën, pritet vetëm formalizimi i vendimit
- Policia e Kosovës shënon 11-vjetorin e themelimit
- Shtyhet shkarkimi i guvernatorit
- Hyseni takon Di Karlon në prag të 9 shtatorit
- Buhler premton vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në
- 30 ligje, shumë për një muaj
- QKUK: Ali Sadria rikthehet në postin e drejtorit
- Fund pagave “stratosferike” të bordeve
- Gjykatat paralajmërojnë kolapsin e sistemit
- Po na nënçmojnë me paga
- Sparks: Do ta mbrojmë integritetin territorial të Kosovës
- Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë”
- Katër mijë euro për të blerë lëvizjen e lirë
- Nisen optimistë për në Nju-Jork
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Gati për regjistrim
- Milionat nuk ndalen për veriun





ad_d.jpg)


Komente