Fejt: Jo bisedime për statusin
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Prishtinë, Piter Fejt, pas takimit të mbajtur nga Grupi Ndërministror për Decentralizim, ka thënë se baza për zgjidhjen aktuale të situatës në veri të vendit është plani Ahtisari, duke theksuar se zyra e tij do të mbështesë Qeverinë e Kosovës që të përmbushet në tërësi këtë plan në gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Këto deklarata përfaqësuesi i ICO-së, Piter Fejt i ka bërë të martën gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, pas takimit të Grupit Ndërministror për Decentralizim ku edhe ishin kryesues të këtij takimi. “Si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar dua të jem shumë i qartë se këto bisedime nuk duhet të jenë për statusin, sepse statusi është zgjidhur dhe këto bisedime në asnjë mënyrë nuk duhet të çojnë në ndarjen e veriut”, tha zoti Fejt pas takimit të grupit ndërministror për decentralizimin. Z. Fejt tha se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të shohë në të ardhmen një komunikim në rritje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. "Çështjet që mund të diskutohen mes palëve duhet të jenë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve dhe në funksion të qëndrueshmërisë rajonale dhe perspektivës evropiane të Kosovës dhe të Serbisë", tha z. Fejt.
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Komente