Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, nga kërkuar që “Kosova ta ketë një plan për pjesën veriore të Kosovës”. Në një kumtesë pas takimit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Munih të Gjermanisë, zoti Fyle “ka theksuar nevojën për plan afatgjatë dhe gjithpërfshirës për Kosovën veriore dhe KE-ja është e gatshme të ndihmoj në mënyrë teknike dhe financiare këtë përpjekje”. Ai mëtutje e ka inkurajuar Kosovën që të jetë e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe të jetë konstruktive dhe fleksibile në kërkimin për zgjidhje kompromisi për çështje të rëndësishme, siça është bashkëpunimi rajonal. Zoti Fyle, nëpërmjet kumtesës së tij, ka thekusar se është tejet e rëndësishme që marrëveshjet e arritura me dialog, në tërësi të zbatohen dhe që t’i mbështesin të gjitha forcat politike në Kosovë, raporton REL. Komisionari i BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle, gjatë takimit me presidenten Jahjaga, ka përkujtuar se me vendimet e Këshillit të BE-së në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, me ç’rast do të duhej të fuqizoheshin mëtutje “synimet evropiane” të Kosovës. Në këtë kuadër ai ka theksuar se përgjegjësia për realizimin e perspektivës evropiane të Kosovës është para se gjithash “në anën e autoriteteve të Kosovës”.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente